Turqia kërkon “pastrim” të historisë
Pas debatit të madh në Kosovë rreth kërkesës së ministrit turk të Arsimit, për ndryshime në tekstet shkollore të historisë, ka reaguar Turqia. Ambasadorja në Kosovë, Songül Ozan,ka thënë për RTK se projekti me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, nuk përmban ndonjë qëllim të ndryshimit të historisë.

“Me këtë marrëveshje synohet që gjeneratave të ardhshme të ju sigurohet mësimi i historisë me një botëkuptim objektiv që nuk ngërthen elemente urrejtjeje dhe që është e pastruar nga paragjykimet.”, ka thënë ambasadorja.

Në vend të kësaj ajo përdor fjalën “pastrim”.

“Në takim, janë vlerësuar edhe mundësite e bashkëpunimit te cilat do të mund të përdoreshin ne periudhat e ardhshme për pastrimin e elementeve të cilat përmbajnë shprehje te gabuara dhe paragjykuese të paraqitura në disa libra të mësimit fillor në pjesët ku flitet për turqit dhe periudhën e Perandorisë Osmane si dhe përmirësimin e disa hartave të cilat përmbajnë emërtime te papranueshme nga vendi ynë.”, ka thënë e dërguara e Turqisë në Kosovë.

Historianët kosovarë kanë thënë se librat nuk përmbajnë elemente fyese, dhe se askush nuk mund të mohojë faktin se Perandoria Osmane ka qenë pushtuese. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2011, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori