Turpi i termit "komb kosovar"
Pëlqej
Në Kosovë ka vite që disa intelektualë po shfaqen me tezën se ka një "komb kosovar".

Ndër ta, më përfaqësuesi është Nexhmadin Spahiu.

Menjëherë pas deklaratës së Shkëlzen Maliqit se nuk ka "komb kosovar", por vetëm shqiptarë të Kosovës, ka qenë i menjëhershëm reagimi nga ana e Spahiut.

“Shkëlzen Maliqi njësoj si Boris Tadici në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përpiqet ta mohojë ekzistencën e Kombit Kosovar. Për ta mohuar ai bënë një truk që nuk e ha asnjë njeri me dy ditë shkollë. Maliqi me Komb Kosovar definon gjithë shtetasit e Kosovës, e pastaj përpiqet të dëshmojë se gjithë shtetasit e Kosovës nuk përbejnë komb”, është shprehur Spahiu.

Sipas Spahiut, Kosova ka bibliotekë kombëtare, ka televizion kombëtar, teatër kombëtar, kombëtare në futboll etj dhe keta jane tregues per "kombin kosovar"./albeu.com/

Shtuar më 25/08/2014, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori