Shumë qytetarë janë ndjerë të pakënaqur me largimin e
flamurit kombëtar nga Rrethi në hyrje të
Prishtinës, veprim që u ndërmor dje nga autoritetet me vendim të Kryeministrit Ramush Haradinaj
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen disa persona të cilët djegin
flamurin shtetëror të Kosovës, në shenjë revolte për
zëvendësimin e
flamurit kombëtar.
“Në Gjilan shqiptarët kundërpërgjigjen; djegin
flamurin mavi mavi. Kushdo që qon dorë në
flamurin tonë
kombëtar do të përballet me bijtë e Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit”, thuhet aty.
Aksioni i mbrëmshëm i qeverisë për
zëvendësimin e
flamurit nxiti tensione, madje kur nënkryetari i
Prishtinës, Selim Pacolli, vizitoi vendin e ngjarjes, u përball me ofendime nga qytetarët.
Shtuar më 14/02/2018,
ora 13:46