Aksident tragjik në Peqin, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përplasur dy mjete. Nga aksidenti ka mbetur i vdekur drejtuesi i një prej mjeteve dhe dy pasagjerë kanë marrë lëndime. Të lënduarit janë transportuar në spital, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./albeu.com