Trupi i pajetë i Zykije Bytyçit u transportua në SHBA
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë të ditur se trupi i pajetë i kosovares, Zykije Bytyçi, e cila u vra në një sulm terrorist në Kabul të Afganistanit, tashmë gjendet në bazën ajrore në Dover të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga MPJ thonë se ende nuk dihet se kur do të niset trupi i së ndjerës për varrim në Kosovë.

Ndërkohë, Ambasada e Kosovës në Ankara të Turqisë, ka kontaktuar me kompaninë për të cilën ka punuar e ndjera Bytyçi, me ç’rast edhe zyrtarë të kompanisë kanë konfirmuar vdekjen e saj, transmeton Evropa e Lirë.

Zykije Bytyçi nga Ferizaj ka punuar për një kompani të kontraktuar nga misioni i NATO-s në Afganistan.

Ajo është në mesin e shumë viktimave që u vranë në një sulm terrorist në Kabul para disa ditesh.
Shtuar më 01/11/2011, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori