Trupat u përhapën në rrugë, pamje tragjike nga aksidenti nme tre viktima (FOTO LAJM)

Ka qenë tepër tragjik aksidenti i pak orëve më parë në Duhël, nga i cili mbetën të vdekur tre të rinj, më i madhi jo më shumë se 23 vjeç.

Mësohet se ata e kishin marrë me qira makinën tip Golf 6 duke vozitur në mënyrë të parregullt në rrugë, shkruan Albeu.com.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i makinës së të rinjve që ka shkaktuar aksidentin tragjik në Duhël.

Gjatë kësaj manovre duke hyrë në parakalim në kthesë, vetura ka prekur në gomën e kamionit duke bërë që edhe ai të humbasë drejtimin.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa trupat kanë dalë nga makina prej forcës duke u përhapur në rrugë.

Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori