Trump i shkruan Thaçit dhe e njofton për ca punë të rënda
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shkruar presidentit Hashim Thaçi letër për 11-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa i ka treguar se si e mbështet SHBA-ja shtetësinë e Kosovës.
Pasi në mediat e Beogradit u raportua se Trump i ka shkruar Aleksander Vuçiqit, letër nga i pari i SHBA-së i ka shkuar edhe presidentit Thaçi.

Trump ka përgëzuar mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e njëmbëdhjetë të Pavarësisë.

Ndër të tjera, Trump në letër ka shkruar se SHBA-ja mban partnerë vetëm ata që janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda.

“Shtetet e Bashkuara i mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit Trump, transmeton Gazeta Express

Letra e plotë e presidentit të SHBA-së, publikuar nga Zyra e Presidentit Thaçi:

I nderuari Z. President:

Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e njëmbëdhjetë të pavarësisë së shtetit tuaj

Marrëdhëniet tona të fuqishme bilaterale janë të rrënjosura në vizionin e përbashkët të një Kosove dhe Ballkani Perëndimor stabil, të sigurt dhe të begatë. Tani kur Kosova po fillon dekadën e saj të dytë si një vend i pavarur dhe sovran, unë i inkurajoj qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare. Më e rëndësishmja, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është esenciale për integrimin perëndimor të Kosovës. Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Shtetet e Bashkuara i mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës.

Sinqerisht,

Donald J.Trump

Shtuar më 15/02/2019, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori