Trump i shkruan kryeministrit Mustafa, ja çfarë i thotë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një telegrami ka falënderuar kryeministrin Isa Mustafa për urimet e dërguara me rastin e shënimit të 241 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve.

“4 Korriku na jep mundësinë për të shikuar prapa jo vetëm në historinë tonë, por edhe relacionet tona me aleatët nëpër botë.
Ne jemi krenar për trashëgiminë tonë të bazuar në idealet e mishëruara në Deklaratën tonë të Pavarësisë, duke përfshirë të drejtën e të gjithëve për jetë, liri dhe për të ndjekur lumturinë.

Ne nderojmë trimat, burra dhe gra, të cilët luftuan dhe ende i mbrojnë edhe sot vlerat tona amerikane.

Ndërkohë që ne reflektojmë rreth sakrificave të bëra përgjatë historisë sonë për të mbrojtur këto liri, ne po ashtu angazhohemi për Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe një botë më të sigurt e prosperuese”, shkruan Presidenti Trump në letrën dërguar kryeministrit Isa Mustafa, njofton Zyra e Kryeministrit. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2017, ora 19:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori