“Të shpallet pezullimi i menjëhershëm”, PD: Skënder Gjinushi në Akediminë e Shkencave i padekretuar

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në deklaratë para Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se Skënder Gjinushi qëndron në krye të Akademisë së Shkencave në shkelje të ligjit.

“Skënder Gjinushi qëndron në krye të Akademisë së Shkencave i padekretuar nga presidenti i Republikës. Meta kur ishte në krye të Presidencës ka evidentuar shkelje kur është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit”, tha Zhupa.

Më tej Zhupa shton se Skënder Gjinushi i ka shërbyer politikisht kryeministrit Edi Rama. “Të shpallet pezullimi i menjëhershëm i zotit Gjinushit”, tha më tej Zhupa.