Trudeau: Faleminderit Hashim (FOTO LAJM)

Pëlqej
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke vazhduar vizitën e tij në Kanada.

Edhe pse dje në disa media është raportuar se Thaçi nuk do të pritet nga kryeministri kanadez, një gjë e tillë ka ndodhur dje.

Pas pritjeve të shumta që ka pasur Thaçi në Kanada, së fundi u prit edhe nga kryeministri, Justin Trudeau.

Me këtë rast është vetë, Trudeau i cili ka falënderuar Thaçin.

“Faleminderit, Hashim. E mrekullueshme që të të shohim dhe të diskutojmë për ndërtimin e lidhjeve më të forta në mes Kanadasë dhe Kosovës”, ka shkruar Trudeau.
Shtuar më 22/11/2017, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori