Protestat, Rama nis komunikimin live: Sot më vjen turp

Rama ka nisur komunimikin live me qytetarët pas protestave masive të ditëve të fundit.

Sot më vjen turp se Shqipëria është i vetmi vend i NATO-së dhe Europës që proteston. Që kjo qeveri nuk ka pritur luftën dhe protestën që të tregojë ndjeshmërinë sociale e tregojë shumë gjëra dhe fatura e energjisë së çdo familje shqiptare. Prej muajsh asnjë familje dhe asnjë biznes nuk”e paguan vetë faturën e energjisë, por bashkë me qeverinë. Përtej çmimit të rritur, në 550 euro për megavat. Qeveria paguan 80% të faturës së energjisë. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër. E kanë rritur çmimin e qeverisë. Ndryshe do i paguanin familjen, përfshirë edhe mua për të mos krijuar asnjë keqkuptim. Bëhet fjalë për një shumë astronomike.

Megjithatë ja ku po i qëndrojmë zotimit dhe me gjithë fuqitë, por me sa kuptoj njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë me të gjitha fuqitë, por deri në fund të vitit do paguajmë 650 milionë euro për 762 mijë familjet rezidente dhe 95 mijë bizneseve të vogla. Dhe këto para duhet ti paguajë kush, ose ju ose do ti paguajë qeveria. Këtu bëhet fjalë për një shumë astronomike dhe në vend që ta zëvendësosh. Merrni faturën dhe shumëzojeni me 3 ose 4 ose 5 të kuptoni që kjo është krejt e pavend që të shahet një qeveri me një gjuhë vulgare nga disa njerëz që ndezin dritë me iphone dhe na kërkojnë të heqim taksat e naftës..

Rritja e çmimeve në Paris është shumë më e lartë sot dhe as jelek verdhët nuk po dalin sepse ta shkarravisin Shqipërinë sot është të mos kesh asnjë një ndjenjë morali në solidaritet me ata që po vriten, po zhvendosen në luftë. ”, tha Rama.

 


Shtuar 12.03.2022 15:17