Komiteti Olimpik i Serbisë e ka dënuar vendimin e Bordit Ekzekutiv të
Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për pranim të Kosovës në strukturat e saj.
“
Komiteti Olimpik i Serbisë dënon ashpër vendimin e Bordit Ekzekutiv të
Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të pranuar anëtarësimin e kushtëzuar të
Komitetit Kombëtar
Olimpik të Republikës së Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme dhe në përputhje me rrethanat ka reaguar zyrtarisht në Komitetin
Olimpik Ndërkombëtar.”, thuhet në reagimin e
Komitetit Olimpik të shtetit
serb, transmeton KTV.
Më tej,
Komiteti Olimpik i Serbisë thotë se do të veprojë për këtë çështje, "sipas vendimeve që do të merren nga institucionet e shtetit
serb"./albeu.com/
Shtuar më 23/10/2014,
ora 10:38