Tronditet Serbia, kërkohet autonomia e Sanxhakut
Pëlqej
Deputeti në Kuvendin serb dhe nënkryetar i Partisë për aksion demokratik për Sanxhakun (SDA), Enis Imamoviç deklaroi se Sanxhaku duhet të ketë shkallë më të lartë autonomie, sipas modelit të Timorit Lindor.

Imamoviç u shpreh për Politika të Beogradit se Sanxhaku duhet të jetë "një zonë autonome evropiane mes Serbisë dhe Malit të Zi".

Sipas deputetit boshnjak, shkalla e gjërë e autonomisë është e nevojshme, për shkak se kjo do tiu siguronte njerëzve më tepër liri, të drejta dhe do të udhëhiqeshin nga një sistem i normave ndërkombëtare, shkruan Kurir.

Enis Imamoviç në fund të fjalës së tij ka kritikuar edhe autoritetet serbe, duke thënë se në Serbi ka një pushtet të fortë, pasi nuk ka demokraci aq sa duhet.

Sipas tij, të gjitha etnitë që jetojnë në Sanxhak, shqiptarët, boshnjakët, serbët, malazezët dhe turqit janë shprehur në shumicë për autonomi që më 1991 me referendum, por se këtë s'e lejon Beogradi zyrtar. /albeu.com/


Shtuar më 25/09/2014, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori