Tronditet Mitrovica, babai monstër përdhunon të bijën
Fshati Gushavc i Mitrovicës është tronditur nga një ngjarje e muajit të kaluar, pasi një baba mësohet të ketë dhunuar seksualisht disa herë vajzën e tij 18 vjeçe.

Bëhet fjalë për H.S(emër i njohur për redaksnë), i cili u raportua nga gruaja e tij se gjatë muajit shtator ka dhunuar disa herë vajzën e lindur në vitin 2000.

Rasti është konfirmuar nga burime brenda Policisë së Kosovës, pasi zyrtarisht ka qenë e pamundur për shkak të heshtjes së Stacionit Policor në Veri.

“Në Gushavc H.S disa herē e ka dhunuar vajzën e tij, e lindur në vitin 2000. Rastin në Polici e ka raportuar nëna e vajzës”, konfirmojnë burime të sigurta në Polici.

Siç bëhet e ditur, 48 vjeçari është arrestuar para disa ditësh, ndërkohë që tani ndodhet në paraburgim.
Shtuar më 09/10/2018, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori