Trondit partia serbe: Për sa kohë që në Kosovë ka serbë, Kosova është Serbi
Kosova ka festuar sot ditën e saj të Pavarësisë, ndërsa nga Partia Popullore Serbe kanë thënë se "për sa kohë që në Kosovë ka serbë, atëherë Kosova është Serbi".

Në deklaratën e kësaj partie thuhet se "sot jemi dëshmitarë se po bëhen presione shtesë ndaj Serbisë e serbëve, që nga kërcënimet për ndjekje të reja deri te krijimi i Ushtrisë shqiptare nën komandën e NATO-s.

Për këtë arsye Serbia që më në fund të ndalojë të gjitha proceset që forcojë shtetin e Kosovës, të ndërpresë negociatat e Brukselit dhe t'i shpallë të dështuara të gjithë procesin e luftës dhe se Kosova serbe t'i kthehet Serbisë ku mund të llogarisim mbështetjen parimore të Rusisë." /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori