Trondit këshilltari i Thaçit: Qeveria serbe po kujdeset për titujt e gazetave në Serbi (FOTO LAJM)

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë Serbia po "kujdeset" për titujt e gazetave serbe, pasi disa prej tyre kishin shkruar mëngjesin e sotëm se "Kosova po përgatitet për luftë në veri".

Ardian Arifaj ka thënë se janë fushatë propagandistike dhe nuk kemi të bëjmë me kërcënime përmbajtësore, por ajo që është më shqetësuese është gjuha që po përdoret e cila është në kundërshtim me frymën e dialogut dhe paqes.

"Është për keqardhje që një pjesë e madhe e shoqërisë serbe është vu në shërbim të propagandës, madje me qeverinë që është duke u përkujdesur edhe për tituj gazetash", ka thënë Arifaj, i cili ka shtura se viktimat më të mëdha të kësaj fushate propagandistike të Serbisë janë vetë qytetarët e saj në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori