Trondit ish-komandoja: Jep alarmin për vrasjen e Ivanoviçit
Pëlqej
Ish-komandanti i një njësie të veçantë franceze në KFOR, koloneli Jacques Ogar, tha se vrasja e Oliver Ivanoviqit mund të ketë pasoja për të gjithë rajonin
Duke folur për portalin "Breiz info", Ogar tha se u vra një udhëheqës i respektuar dhe i rëndësishëm i serbëve të Kosovës, që mund të shkaktojë jostabilitet në Kosovë por edhe më gjerë, shkruan B92.

"Ballkani është një rajon i paqëndrueshëm ku krimi i kësaj natyre, mund të ringjallë urrejtjen dhe sfidat e konfliktit", tha Ogar.

Ogar më tej theksoi “lidhjen natyrore midis vendeve sllave dhe ortodokse mes Serbisë dhe Rusisë", duke deklaruar se nga ana tjetër ka “përpjekje të vazhdueshme nga BE-ja dhe NATO-ja për ta sjellë Serbinë në kampin e saj”.

“Nuk është ekzagjerim kur thuhet se Serbia është e ndarë midis iluzioneve të BE-së dhe NATO-s mbi rrënjët, historinë dhe kulturën e saj. Në këtë kuptim, çështja e Kosovës është qendrore dhe vendimtare”, ka shtuar Ogar, transmeton Gazeta Express.
Shtuar më 19/01/2018, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori