Trojet e ndara, VV gjashtë flamuj gjigantë në Fushë Kosovë (FOTO-LAJM)

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, qendra e Fushë Kosovës kanë zëvendësuar të shtunën flamujtë e vendosur nga komuna me gjashtë flamuj gjigantë, duke simbolizuar kështu gjashtë trojet e ndara të shtetit shqiptar.

Sipas Alket Zeqirit, sekretar për aktivitete në qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë, flamujt e vendosur nga zyrtarët e kësaj komune nuk janë të denjë për ta shënuar njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, prandaj kanë vendosur që t’i heqin dhe t’i vendosin vetëm gjashtë flamuj të përmasave gjigante.

“Me rastin e ditës së njëqindvjetorit të shtetit ne qendra e lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosove e kemi organizuar një aktivitet për ta shënuar këtë ditë. Do të vendosen 6 flamuj, simbolika e të cilëve është prezantimi i gjashtë pjesëve të trojeve shqiptare të cilat janë të ndara nëpër shtetet fqinj dhe të cilat fatkeqësisht ende po qëndrojnë të ndara. Këta gjashtë flamuj qëllimisht janë vendosur në një vend në rreth rrotullimin e Komunës sonë që në mënyrë simbolike ta shënojmë një lloji bashkimi të këtyre pjesëve të ndara me shekuj”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2012, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori