Tërmete si sot ndodhin çdo 15 vjet
Instituti për sizmiologji ka bërë të ditur më herët se tëmrete të tilla si ai që përfshiu Maqedoninë, Kosovën dhe Serbinë, nuk janë të shkallës për të cilët qyetëtarët duhet të alarmohen.

Tërmeti i mëngjesitsotëm u pasua edhe nga një tërmet tjetër gjatë mesditës rreth orës 15:04 minuta me orën lokale, i cili shkaktoi panik tek qytetarët duke i detyruar ata të braktisin qendrat tregëtare dhe banesat.

"Tërmeti i mëngjesitsotëm ka ndodhur në thellësi prej 5 kilometra dhe është ndjerë në qytetin e Shkupit me rrethinë.

Këto lloj tërmete kanë ndodhur në shekullin 19 dhe ndodhin në çdo 10 deri në 15 vite. Pas këtyre lloj tërmetesh ka tërmete tjera më të vogla nga 2.8 shkallë të rihterit", ka thënë Vera Çejkovska, transmeton "Telegaraf". /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2016, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori