Presidenti gjerman në Shqipëri: Ju kemi mbështetur prej dekadash, 70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani

Presidenti gjerman Frank-Walter Stenimmeier i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku ka shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e sotme.

Steinmmeier vuri në dukje lidhjet e forta mes dy vendeve dhe konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë

“Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhura më njëra tjetrën, prej dekada. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çlirua prej izolimit të diktaturës, dhe iu mbështesim në ndërtimin ekonomik të vendit tuaj. Më shumë se 70 mijë jetojnë në Gjermani, volumi tregtar ka arritur 450 mln euro për 2021, vendi ynë është partneri i katër më i madh për Shqipërinë. Sipërmarrjet gjermane janë aktive. Edhe në dimensionin kulturor bashkëpunojmë.”/albeu.com


Shtuar 1.12.2022 12:28