Momenti kur kamioni tërheq zvarrë makinën në autostradë për disa metra (VIDEO)

Shoferi i një kamioni merr para një makinë, pasi nuk arrinte ta shihte.

Makina u mor “zvarrë” për disa metra.

Sipas mediave të huaja, pamjet e regjistruara të martën në mëngjes tregojnë një kamion duke lëvizur nëpër autostradën e zënë pranë Luton me një Volksëagen Vë të bardhë të “ngjitur” në pjesën e përparme të tij.

Dhe një burrë që regjistron videon mund të shihet duke bërë shenjë në drejtim të drejtuesit të kamionit duke i bërtitur vazhdimisht: “Ndalo, dreqi e marrtë!”.

Por shoferi, 50 vjeç fillimisht duket se nuk ishte në dijeni të incidentit që po ndodhte derisa u afrua pranë burrit që regjistronte.

Burri bërtet: ‘Ndaluni ju idiot!’, ndërsa ai bën shenjë drejt pjesës së përparme të kamionit të tij.

Ai tha se shoferi i Volksëagen ishte një i ri i moshës 24 ose 25 vjeç./albeu.com/