"Trepça" largon serbët nga institucionet
Lista Serbe ka marrë vendim që të bojkotojë institucionet e Kosovës në kundërshtim të miratimit të Ligjit për "Trepçën".

Ky ligj është i papranueshëm për ta, pasi nuk është hartuar në bashkëpunim me përfaqësuesit serbë, ndërsa zyrtarët qeveritarë thonë se ky është një keqkuptim pasi Serbia nuk mund "t'i fusë duart" në gjigantin metalurgjik pasi ajo është pasuri e Kosovës.

Miratimi i Ligjit për "Trepçën" ka bërë që Lista Serbe të vendosë bojkotimin e institucioneve në shenjë kundërshtimi ndaj këtij ligji. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2016, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori