Treni serb ndryshon drejtimin, nuk do shkojë në Merdare
Treni serb i mbi të cilin ishte shkruar "Kosova është Serbi", nuk do të kalojë në Merdarë sikurse ishte paralajmëruar një ditë më parë, por do të qarkullojë nga Beogradi për në Vrshac.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Hekurudhat e Serbisë.

Ndërkohë më 14 janar, treni serb ishte nisur nga Beogradi me destinacionin e fundit Mitrovicën e veriut, u kthye mbrapsh nga autoritetet e Kosovës, shkruan "Tanjug". /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori