Treni përplas këmbësorin, ndërron jetë 56 vjeçari
Një person ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga treni rreth orës 06:15, në fshatin Klinavc-Klinë.

Viktima është shtetasi M.T. 56 vjeç.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes””, thuhet në njoftim.


Shtuar më 08/11/2019, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori