“Rusia po përgatitet për një operacion agresiv”

Forcat ruse i kanë fokusuar përpjekjet e tyre kryesore në një operacion “agresiv” që synon kontrollin e plotë të rajoneve të Donetsk dhe Luhansk, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas Shtabit, në zonat lindore të vendit ka pasur sulme të vazhdueshme, ndonëse nuk kanë rezultuar të suksesshme.

Sipas autoriteteve ukrainase, forcat ruse vazhdojnë gjithashtu përpjekjet e tyre për të sulmuar Mariupol, një nga qytetet më të bombarduara dhe më të dëmtuara në Ukrainë. Trupat ukrainase kanë më shumë se 40 ditë që e mbrojnë këtë qytet kaq të synuar nga Rusia.

Ushtria ukrainase po ashtu hodhi akuza se Rusia po përdor në mënyrë aktive armatime të ndaluara me ligj ndërkombëtar.