PDIU braktis Edi Ramën
Trendafilova jep detaje për Gjykatën Speciale
Pëlqej
Në kuadër të vizitës së saj të parë në Kosovë si Kryetare e DhomaveSpecializuaraKosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e DhomaveSpecializuara, dr. Fidelma Donlon, do të takohen sot me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Gjatë vizitës, Kryetare Trendafilova do të mbajë gjithashtu takime dypalëshe me zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e DhomaveSpecializuara.

Gjatë veprimtarisë informuese, Kryetarja dhe Administratorja do të prezantojnë strukturën, zhvillimet më të fundit ligjore dhe punën e DhomaveSpecializuaraKosovës. Pas prezantimit, do të vijë një seancë pyetje-përgjigjesh me përfaqësues të shoqërisë civile.


Shtuar më 23/11/2017, ora 08:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori