Trafikonin vajza nga Amerika Latine, shkatërrohet rrjeti grek-shqiptar, mes të arrestuarve 6 shqiptarë

Autoritetet greke kanë shkatërruar një rrjet ndërkombëtar trafiku që prostituonte vajza të reja nga Amerika Latine në Greqi, ndërsa në pranga kanë rënë 8 persona, mes tyre 6 shqiptarë.

Sipas mediave t greke, fillimisht vajzat kanë ardhur në Greqi nga rrjeti kriminal i cili u mbulonte shpenzimet, ndërsa më pas janë mbajtur peng në hotel. Sipas të njëjtave informacione, vajzat kanë marrë leje për të dalë dhe kanë qenë gjithmonë të shoqëruara.

Ka qenë një viktimë e cila ka kontaktuar policinë në numrin 112 dhe ka denoncuar hotelin. Por duket se deri sa policia mbërriti në hotel, trafikantët kishin marrë informacion për kontrollin, duke larguar viktimat nga godina.


Shtuar 18.02.2023 20:50