Prof. Lisen Bashkurti
Me keto qe po lexojme dhe shohim ne media per marreveshjen pazar midis Thacit dhe Vucicit, te dakordesuar e mbeshtetur edhe nga disa gurehedhes e dorefshehur ne Tirane, Prishtine apo gjetke eshte per te vene kujen. Politikane tregetare duan te lene popullin e Kosoves pa ardhe, pa dinjitet, pa drejtesi.
Nepermjet luhatjeve, dredhive, mashtrimeve dhe provokimeve te pafund prej disa vitesh me keto dite mesuam se cfare permban ne thelb
marreveshje pazar Thaci-Vucic per "normalizimin" e marredhenieve
Kosove-Serbi.
Per kete na ndihmoi deklarimi i nje marifetxhiu futehundesi, sahanlepiresi dhe pazarxhiu tanime bojedale ndermjet medias,
politikes dhe konspiracionit dhe midis Beogradit, Prishtines e Tiranes. Nuk kemi deshire qe te ndodhe, por nuk kemi arsye te mos e besojme kete bojedale per kete
marreveshje famekeqe kulisash...
1. Pazar me troje e pasuri te Kosoves
Marreveshja e pergatitur nga tregetaret e
politikes synon parasegjithash dhenien e Veriut te Kosoves, me territor e pasuri Serbise. Ky lloj pazari me dhenie territoresh ka nisur shume vite me pare me Maqedonine e Veriut, u thellua me Malin e Zi dhe tani po tenton te kulmoje me Serbine.
Politikanet tregetare po e vetejapin Kosoven copa-copa si me qene malli i vet. Shqiptareve me dy shekujt e kaluar i jane marre mbi 50 mije kilometer katror territore. mirePo keto territore i jane marre me force dhe nga jashte.
Eshte e para here ne historine e Shqiptareve qe tre here radhazi marreveshjet me fqinjet behen duke leshuar territore fqinjeve, pa force dhe me vullnet nga brenda. Ky deshtim diplomatik i lidershipit politik te Kosoves eshte pa precedent kombetar dhe nderkombetar.
Me keto leshime territoriale te bera ndaj Maqedonise se Veriut, Malit te Zi dhe projektit per t'ia leshuar edhe Serbise version e saj, Kosova po shkon drejt humbjes se viabilitetit, po kthehet ne nje ferme bujqesore pa resurse, pa mundesi, pa kurrefare kapaciteti ekonomik per te mbijetuar.
Pazarxhinjte e territoreve te Kosoves po e shderrojne Kosoven ne nje shtet te vogel, te varfer, te dobet, teresisht i pamundur te veteqendroje me kembet e veta e lehtesisht i thyeshem perballe cdo krize te brendshme apo
nderkombetare.
Nje nder parimet
nderkombetare per pavaresimin e shteteve dhe njohjen e tyre
nderkombetare, krahas territorit, popullsise, institucioneve sovrane eshte edhe aftesia ekonomike per te siguruar qendrueshmeri dhe zhvillim ekonomik e social te brendshem. Cenimi i njerit prej ketyre parimeve prodhon shtet te dobet, te varfer dhe per pasoje problematik se brendshmi dhe te panjoheshem mderkombetarisht.
Kosova nuk eshte e varfer. Por Kosova nuk eshte as e pasur. Kosova eshte ne ekuilibre ekonomike shume delikate. Territori, burimet, popullsia qendrojne ne nje balance te perputheshme dhe per kete arsye te pacenueshme.
Nese kjo balance territor, burime e popullsi cenohet, sic po synohet nga politikanet tregetar me Thacin e Vucicin ne krye dhe me disa argate ne Prishtine e Tirane apo gjetke athere e ardhmja e Shtetit te Kosoves vihet ne pikepyetje serioze.
2. Pazar me herojte e viktimat e Kosoves
Kur nise politika e pazareve pa principe cdo gje shnderrohet ne mall qe shitet dhe blihet nga politikanet pazarxhinj. Ne rastin konkret, kohet e fundit marifetxhiu, futehundesi e pazarxhiu midis medias,
politikes dhe konspiracionit si dhe argati bredharak Beograd-Prishtine-Tirane na beri me dije, qe nuk do ta deshironim, por qe nuk kemi arsye te mos e besojme, se
marreveshje parasheh amnisti per
krimet e kryera nga Serbia ne
Kosove.
Pra, mbas pazarit me leshim te territoreve te Kosoves, po behet, ne mos eshte bere, pazare edhe me heronjte dhe viktimat Shqiptare ne
Kosove. Ne kandarin e pazareve tregetaret e
politikes Beograd-Prishtine, me heshtjen e Tiranes po vene Prekazin, Recakun, Krushen, heronjte, viktimat, te humburit, te perdhunuarit. Po shkelin mbi Familjen Jashari, Ukshin Hotin, Fehmi Aganin dhe figura te shumta emblematike qe e shkruan me gjakun e tyre lirine dhe pavaresine e Kosoves.
Amnistia e krimeve te Serbeve ne
Kosove eshte fshirja e historise se Kosoves. Aministia e krimeve Serbe ne
Kosove eshte ne fakt c'berja e Kosoves. Sepse ishin
krimet, genocidi pastrimi etnik i shqiptareve nga Serbet, qe perbene arsyetimin principal, ligjor e njerezor per nderhyrje
nderkombetare humanitare ne
Kosove te NATO dhe komunitetit nderkombetar.
Krimet, genocidi, pastrimi etnik ishin dhe mbeten arsyet themelore qe Kosova u mbeshtet nga NATO dhe Perendimi per shkeputjen nga Serbia.
Historia moderne e njerezimit mbas Luftes se Dyte Boterore na ka dhene shembujt me Gjykatat e Nurenbergut, Tokios, Ruandes, bazuar ne te drejten
nderkombetare te Konventave te Gjeneves dhe protokolleve te tyre qe asnje genocid, krim kunder njerezimit apo pastrim etnik ne kohe paqe apo lufte nuk mund te tolerohet e as te aminstohet, por duhet te denohet.
Tregetaret e
politikes ne Serbi dhe Beograd me heshtjen apo dakordesimin edhe te ndokujt tjeter ne Tirane apo akoma me larg, duke kerkuar amnisti per genocidin,
krimet kunder njerezimit dhe pastrimit etnik te Kosoves po shkelin ne menyren me te papranueshme parimet themelore te se drejtes
nderkombetare, mbi te cilat njerezimi ka ngritur paqen, sigurine, demokracine, te drejtat e njeriut dhe te pakicave kudo ne bote.
Nese pazaret me territore e varferojne Kosoven deri ne pamundesi per te mbijetuar si shtet i pavarur, amnistia e genocidit, krimeve dhe pastrimeve etnike ne
Kosove e perdhosin poshtersisht dhe turperisht identitetin, dinjitetin, humanitetin, sacrificen dhe sublimitetin e popullit te Kosoves per liri e pavaresi. Nje perdhosje e tille i fshin Kosoves te kaluaren, pa themelet e pergjakura te se ciles e ardhmja saj do venitej deri ne shuarje.
3. Pazaret me drejtesine
E fundit qe do te mund te bjere pre e tregetareve politike eshte berja e pazareve me drejtesine. Nga marifetxhiu, futehundesi dhe pazarexhiu midis medias,
politikes dhe konspiracionit dhe ndermjet Beogradit, Prishtines dhe Tiranes na u be me dije keto dite gjithashtu, qe nuk do e deshironim, por qe nuk ka arsye per te mos e besuar se ne marreveshjen e bere nen tryezat Vucic-Thaci na qenka edhe zhberja Gjykates Speciale per
krimet e kryera ne
Kosove ne vitet 98-99 nga eksponente te UCK-se ndaj serbeve te pafajshem. Ky pazarllek eshte nje provokim shume i rrezikshem, tendecioz, manipulativ.dhe djallezor.
Eshte i rrezikshem sepse mund te mbuloje krime te bera nga individe te vecante qe damkosin popullin e Kosoves dhe imazhin e tij ne bote. Te inkriminuarit e cdo kohe e te cdo vendi lypet te perballen me drejtesine. Kosoves i duhet jo paqe dosido, por paqe e drejte. Kosova ka nevoje per 'justice peace'. Kjo do thote se te gjithe te inkriminuarit, Serbe apo Shqiptar lypet te perballen me drejtesine.
Eshte tendencioz, sepse perpiqet te siguroje mbeshtetje te nendheshme te eksponenteve te larte dhe te niveleve te tjera, qe kane kapur pika kyce te shtetit dhe institucioneve te Kosoves dhe duan keshtu ti rreshqasin pergjegjesive personale me koncesione shteterore e kombetare.
Eshte manipulativ sepse tenton te perdore, te shperdore dhe te abuzoje me vlerat e UCK-se, kontributi e se ciles njihet e vleresohet kombetarisht dhe mderkombetarisht. Asnje i inkriminuar nuk duhet te fshihet prapa vepres se ndritur te UCK-se per fshehjen e krimeve individuale qe duhet provuar nga drejtesia.
Eshte djallezor sepse, ne menyre terthore, te fshehte, indirekte kerkon te beje 'amnisti reciproke kriminelesh'. Pra, marreveshja e tregetareve te
politikes, na del qe qenka edhe
marreveshje per kriminelet e luftes 98-99. Serbise t'i beje amnisti per genocidin,
krimet masive dhe pastrimin etnik ne
Kosove, ndersa Kosoves t'i beje amnisti per personat e vecante qe rrezikohen te denohen nga Gjykata Speciale e ngritur posaqerisht ne
Kosove.
Se fundi, kjo lloj 'amnistie reciproke kriminelesh' duke u bere pjese e nje
marreveshje dypaleshe
nderkombetare vendos shenjen e barazimit te krimit te provuar nderkombetarisht te Shtetit Serb ne
Kosove me
krimet qe mund te jene bere, ende te paprovuara, nga eksponente te vecante individual te Kosoves mbi Serbe te pafajshem ne
Kosove. Synohet pra te perzihet ne menyren me djallezore krimi shteteror i Serbise mbi shqiptaret me krimin individual te ndonje shqiptari kunder cileve Serb ne
Kosove.
Kohet e fundit diskursi politik, publik dhe mediatik per Kosoven po fokusohet gjithnje e me shume mbi marreveshjen per normalizimin e marredhenive te saj me Serbine. Zerat kontradiktore, disa te konfirmuar e disa jo, disa publik, te tjere konspirative, disa ne
Kosove e Beograd e te tjere ne Uashington dhe Evrope, po shprehen per ekzistencen e nje
marreveshje te bere ne konspiracion nga Vucic dhe Thaci, mbeshtetur edhe nga te tjere.
Ne kete diskurs po njihemi jo vetem me ekzistencen, por edhe me permbajtjen e kesaj
marreveshje. Kuadri i saj duket te jete perpiluar jo nga parime te qarta, por nga pazare territoriale, amnisti kriminelesh Serbe ne
Kosove dhe zhberja te institucioneve te drejtesise te ngritura ne
Kosove per akuza mbi krime ndaj civileve Serbe ne
Kosove.
Pra, marreveshja Serbi-
Kosove pergatitur nga Vucic-Thaci, e shpalosur ne diskursin politik, publik e mediatik kohet e fundit duket te jete nje
marreveshje qe ka dy synime: coptimin e metejshem te Kosoves dhe amnistimin e krimeve te Luftes ne te dy shtetet.
Shtuar më 27/04/2020,
ora 22:09