Tre viktima, ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 664 mostra prej të cilave 43 kanë testuar pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 viktima si dhe janë shëruar 239 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive shkon në 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë dhe 607 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.
Shtuar më 17/09/2020, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori