Tre viktima dhe mbi 200 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 943 mostra prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar tre viktima (1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë, Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm Gjakovë).

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë dhe 666 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj.
Shtuar më 26/10/2020, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori