Tre viktima dhe 76 raste të reja, si paraqitet situata e COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit nga 538 mostra të marra në Kosovë, 76 prej tyre kanë testuar pozitive si dhe tre pacientë kanë humbur betejën për jetën.

Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë dhe 604 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 11.949 , kurse numri i rasteve aktive është 2.286.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.
Shtuar më 16/09/2020, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori