Plagosi rëndë shqiptarin që kishte hyrë për t’i vjedhur shtëpinë, dënohet kasapi italian

Një gjykatë italiane ka dënuar me kusht Walter Onichini-n, një kasap nga Padova, i cili më 22 korrik 2013 qëlloi hajdutin shqiptar që po ikte nga shtëpia e tij, duke e plagosur rëndë.

Onichini ishte dënuar përfundimisht me 4 vjet, 10 muaj e 27 ditë burg për tentativë vrasjeje, dënim i cili mori formë të prerë në shtator 2021.

Deri më tani ankesat e paraqitura nga avokati i Onichini-t ishin rrëzuar. Gjithashtu në vitin 2021, bashkëshortja e Onchinit, Sara Scolaro, kishte kërkuar falje nga Presidenti i Republikës në emër të bashkëshortit të saj të paraburgosur.

Hajduti i dënuar me tre vjet e tetë muaj për hyrje me forcë në shtëpinë e kasapit është një shqiptar 32-vjeçar, ende në arrati.

 


Shtuar 23.01.2023 16:26