Tre
parti të tjera i janë bashkuar sot
koalicionit të udhëhequr nga Aleanca Kosova e Re (AKR) e
Behgjet Pacollit.
Partia Nacional Demokratike Shqiptare (PNDSH),
Partia e Pensionistëve të Kosovës si dhe një
parti tjetër pensionishtës PPI kanë nënshkruar kontratën e
koalicionit me kreun e AKR-së,
Behgjet Pacolli.
"Më duket se janë të gjithë pjesët e një mozaiku themelues të qendrës politiko-kulturore të Kosovës. Një poli të ri politik, i përgjegjshëm për ta nxjerrë Kosovën nga kriza e gjithanshme politike, ekonomike, institucionale. Alternativa jonë i ka njëlloj si ylberi të gjitha ngjyrat që i nevojiten një koalicioni të denjë për të qeverisur”, theksoi Pacolli.
Sipas tij, alternativa e
koalicionit do të fillojë nga liberalizimi i vizave me BE-në për Kosovën deri tek integrimi i saj ndërkombëtar.
Pas
koalicionit te nënshkruar sot në mes të AKR-së dhe PPI-së, PPK-së e PNDSH-së, në orët e pasdites President i AKR së,
Behgjet Pacolli, ka nënshkruar marrëveshjen më të fundit për koalicion parazgjedhor edhe me kryetarin e Partisë së Gjelbërve, Daut Maloku.
Tashmë bashkarisht me Aleancën Kosova e Re, në zgjedhjet qendrore do të garojnë edhe PD, PSD, E15, PPI, PPK, PNDSH dhe
Partia e Gjelbërve.
Është ky koalicion që synon fitoren në zgjedhjet qendrore të dhjetorit prandaj edhe do të quhet Koalicioni për Fitore.
Shtuar më 09/11/2010,
ora 17:04