Ndërsa takimet e Vetëvendosjes me LDK-në nuk po prodhojnë rezultat, duke e bërë gjithmonë të pranishme mundësinë e një skenari të ripërsëritjes së zgjedhjeve në Kosovë, marrëveshjen mes tyre duket se po e mban peng posti I presidentit.
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bocsh shprehet se situate e krijuar nuk duhet të zgjasë shumë. Ai ka hedhur idenë e tre kandidatëve të cilët I sheh si të përshtatshëm për pozitën e kreut të shtetit.
“Fatmir Sejdiu duhet të jetë një kompromis i mirë për postin e presidentit edhe pse ky post edhe për disa vite është i zënë. Ai ka eksperiencë, është i
pavarur dhe nuk është i angazhuar në ndonjë parti.
Dy të tjerë, që janë krejtësisht të
pavarur më shkuan në mend si kandidatë të shkëlqyer janë: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna. Të dy me përvojë në vend dhe ndërkombëtarisht, ata do ta përmirësonin imazhin e vendit”, ka qenë postimi i
diplomatit holandez.
Shtuar më 17/12/2019,
ora 09:08