Tre emra, dy sfidantët e Isa Mustafës si kandidatë për kryeministërt
Partia e Isa Mustafës me gjasë do ta caktojë sot kandidatin për Kryeministër. Në garë për të marrë besimin e LDK’së për të garuar për Shef të Qeverisë së ardhshme janë: Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Lutfi Haziri.

Agim Veliu bashkë me Lutfi Hazirin e kanë betejën e fundit për t’u treguar se mund të vendosin diçka në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Pasi u eliminuan për garën për Shef të Partisë, Veliu e Haziri do të shihet nëse do të kenë fuqinë për të shtyrë kandidatin e tyre për Shef të Qeverisë së ardhshme.

Agim Veliu s’ka shfaqur asnjëherë ambicie për t’u bërë Shef i LDK’së ndërsa Lutfi Haziri e ka projektuar vetën prej vitesh Shef të LDK’së e të Qeverisë.

Mirëpo, Haziri kishte dështuar të bëhej edhe Shef i LDK’së pasi fushata kundër tij ishte zhvilluar sidomos për afërsinë e tij me zyrtarë të PDK’së.

Sidoqoftë, në garë për të marrë besimin e LDK’së për kandidat për Kryeministër janë edhe Vjosa Osmani, Avdullah Hoti e Kujtim Shala. Ky i fundit vazhdimisht ka thënë se s’është i interesuar të merr pozita.

Ndërkohë, Vjosa Osmani, ka hyrë edhe në Kryesinë e LDK’së derisa mund të marrë edhe pozitë tjetër në parti, duke u ngjitur në postin e Nënkryetares së LDK’së.

Ndërsa, Avdullah Hoti, pavarësisht se ka një humbje në garën për Shef të Qeverisë, mund të jetë prapë kandidatë për të udhëhequr Qeverinë.

Një ditë më parë, Isa Mustafa, tha se i ka katër emra për Kryeministër. Ka paralajmëruar se sot do të hapë këtë temë në Kryesinë e LDK’së dhe pastaj edhe mund të merret vendim.
Shtuar më 24/08/2019, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori