Shakira la Piquen për “Kapiten Amerika”? Këngëtarja e njohur dyshohet se është në një lidhje me aktorin

Çifti i njohur, Shakira dhe Gerard Pique vendosën të ndaheshin pas 12 vitesh së bashku. Që nga momenti i publikimit të lajmit, ndarja e tyre është një nga temat më të diskutuara në rrjet. Aludimet kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet.

Një nga historitë më të fundit që ka dalë është se Shakira po shijon një lidhje me këngëtarin dhe aktorin e njohur, Chris Evans. Fillimisht, ata kanë ndjekur njëri-tjetrin në Instagram dhe që nga ai moment, kanë nisur thashethemet. Duhet të theksohet se Evans ndjek vetëm 211 njerëz në Instagram, shumica e të cilëve janë aktorë dhe shokë të Marvel.

Sakaq, një gazetar i Univision e pyeti Evans për vendimin e tij për të ndjekur Shakirën në rrjetet sociale në një konferencë që u mbajt në Teatrin El Capitan në Hollyëood, Kaliforni.

“Nuk e kam takuar kurrë, por jam një fans i madh”, tha Evans./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.06.2022 21:11