Pas takimit të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton planifikon të ftojë në takim të ngjashëm edhe presidenten Atifete
Jahjaga dhe presidentin e Serbisë, Tomislav
Nikoliq.
Sipas Koha Ditore takimi do të zhvillohet ne
Bruksel dhe pritet të prezantohet ideja për nënshkrimin e një
traktati të
paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbante firmën e të dy presidentëve.
Traktati është përpjekje disamuajshe e diplomacisë evropiane dhe pretendon të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2013,
ora 09:32