Trajkoviq: Zbatimi i marrëveshjes i vështirë, por i detyrueshëm
Marrëveshja e Brukselit është një mundësi për serbët e Kosovës për të pasur një paraqitje unike, paraqitje që më parë i ka munguar.

Kështu është shprehur sot deputetja e Listës Unike serbe në Parlamentin e Kosovës Rada Trajkoviq.

”Vërtet, Marrëveshja , është shans për të gjithë”, ka thënë ajo për RTS.

Ndërsa në lidhje me kompromisin e serbëve të veriut për zbatimin e marrëveshjes ka thënë se serbet nuk kanë rrugëdalje dhe atyre iu duhet garanci se nuk do të gjuhen kurrë.

Sipas saj, zbatimi i Marrëveshjes është i vështirë por i detyrueshme. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2013, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori