Trajkoviq apel për lirimin e Arsiq dhe Zhiviq
Deputetja e Listës së bashkuar serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq ka apeluar për lirimin e të ashtuquajturit kreu i Rrethit të Kosovës Goran Arsiq dhe sekretarit të Kryqit të Kuq në Lipjan, Novica Zhiviq.

Sipas mediave serbe Trajkoviq në një deklaratë me shkrim shpërndarë mediave ka theksuar se arrestimi i dy serbëve është vazhdim i aksionit të arrestimit pa shkak të serbëve në Kosovë, i cili ka për qëllim që të gjithë të tjerëve t’u çojë mesazhin se janë të padëshirueshëm në Kosovë. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2012, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori