Tragjike / Kamioni përfundon sipër makinës, 3 të vdekur
Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Një kamion mallrash është përplasur me një automjet tip "Golf", në afërsi të fshatit Babush, ku kamioni ka përfunduar sipër automjetit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme shoferit dhe pasagjerëve.

Policia ka konfirmuar vdekjen e dy shtetaseve femra dhe një mashkull, inicialet e të cilëve nuk janë bërë ende të ditura.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2016, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori