TRAGJIKE/ 63-vjeçari humb jetën mes rrugës, askush nuk i vjen në ndihmë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan të Kosovës.

Një i moshuar ka ndërruar jetë në mes të rrugës dhe askush nuk e ka ndihmuar.

Këtë ngjarje të rëndë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili kishte treguar detajet rreth vdekjes së burrit 63 vjeçar.

“Sot është gjetur një trup i pajetë i një personi në rrugën Gjilan-Ferizaj, i lindur më 1954.

Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë më njësitet hetuese, ku nga mjeku kujdestar është vërtetuar se vdekja ka qenë e natyrshme, pasi ka dokumente të natyrshme për historinë e kësaj sëmundje”,- ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori