Tragjedi në Rahovec, vritet Elvis Pista
Kandidati për deputet në rradhët e PDK-së, Elvis Pista është vrarë në Rahovec rreth orës 00:45 minuta.

Vrasja ka ndodhur në oborrin e restorantit "Haja Petrol".

“Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se E. P. nga Rahaveci ka qenë në restorant me disa të njohur dhe porsa kishte dalë nga objekti se bashku me bashkëshorten dhe të njohur te tjerë me te cilët kishte qëndruar ne restorant është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi”, thuhet në komunikatë.

Mësohet se arma ka qenë e kalibrit të vogël dhe mund të ketë patur edhe shurdhues të zhurmës.

Pista ishte votuar për të qenë deputet në Kuvendin e ardhshëm.

Ai u vra nga 5 metra largësi.

Policia rajonale e Prizrenit ka nisur hetimet për rastin. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2014, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori