Trafiku i organeve, akuza false
13 vjet më parë, shqiptarët e Kosovës nën ndihmën e NATO-s u shkëputën nga regjimi serb.

Sot, sërish vendet e Ballkanit janë nën ethe. Serbia, sërish e inatosur pas Pavarësisë që Kosova shpalli në vitin 2008, po akuzohet se po nxit serbët që jetojnë në Kosovë në përplasje etnike.

Kosova e cilëson këtë si shkelje të sovranitetit dhe akuzon Serbinë se po përpiqet të dhunojë kufijtë e vendit. NATO ka dërguar 700 trupa në veri të Kosovës për mbikqyrjen e situatës.

Në mes të këtij tensioni, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndërmori një turn ë SHBA. Thaçi,mbetet popullor në vendin e tij edhe pas një raporti të Këshillit të Europës të vitit 2010, sipas të cilit Thaçi ka lidhje direkte me trafikun e organeve.

"Ky është një raport fals, të cilin askush nuk e beson. Rrethanat duken shumë të rreme, asgjë e asaj natyre nuk ka ndodhur kurrë. Ne, nuk kemi asgjë për të fshehur. Kemi ftuar BE dhe task – forcën përkatëse që të vijë në Kosovë dhe të bëjë të gjitha hetimet e duhura për të zbardhur të vërtetën.

Unë në emër të lirisë së vendit tim dhe të popullit tim, kam bërë “marrëveshje” me shumë rrethana. Në 25 vitet e fundit kam qenë një njeri në arrati ose kam qenë i kërkuar nga Serbia.

Mund të them që kam qenë nën shënjestrën serbe që në fëmijërinë time. Dua shumë, që e gjitha kjo t’i përkasë së kaluarës, dhe ftoj këdo që të shohi drejt së ardhmes dhe jo të humbë kohë me histori të sajuara. Por, kjo është një barrë shumë e rëndë dhe e padrejtë për Kosovën. Dhe është një cështje e vështirë për personalitetin tim, për familjen time, për tim bir kur bëhët fjalë për përballimin e insinuative të tilla të paimagjinueshme më parë", u shpreh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2012, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori