Trafikonin qenie njerëzore, pranga shtatë personave
Shtatë persona kanë rënë në prangat e Policisë e Kosovës ka arrestuar 7 persona dy meshkuj dhe pesë femra të dyshuar për veprën penale "trafikim i qenieve njerëzore".

Arrestimi i tyre është bërë të enjten pas një aksioni të ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Pejë. "Ky operacion policor është realizuar në rajonin e Pejës, ku me urdhëresë të Prokurorisë është bërë kontrolli i një kafiterie, në të cilën dyshohej se po ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e trafikimit me njerëz, me ç’rast është bërë edhe identifikimi i një viktime të trafikimit", thuhet në komunikatën e PK-së.

Në mesin e të arrestuarën janë 6 shtetas të Shqipërisë një mashkull dhe pesë femra, dhe një mashkull nga Kosova. Të rënët në prangat e policë kanë rënë; O. lindur me 1984 m/sh/Kosovës, Xh. lindur me 1996 m/sh/Shqipërisë, T. lindur me 1990 f/sh/Shqipërisë, I. lindur me 1993 f/sh/Shqipërisë, Xh. Sh. lindur me 1993, f/sh/Shqipërisë, H. lindur me 1991 f/sh/Shqipërisë dhe Q. indur me 1988 f/sh/Shqipërisë.

Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar: 1195 euro, shtatë (7) telefona celularë, një (1) fletore me shënime që lidhen me rastin. Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje prej 48 orëve. /albeu.com/


Shtuar më 10/06/2016, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori