Shpopullimi i vendit, Berisha: Me zgjedhjet fiktive Edi Rama vrarë shpresën tek shqiptarët

Kryetrari i PD-së Sali Berisha ka reaguar ashpër në lidhje me largimin masive të shqiptarëve.

Ai tha se dënon çdo etiketim të padrejtë ndaj shqiptarëve në Britani të Madhe,ndërsa tha se shkak për largimet masive është “kryekëput” politika e gabuar e Edi Ramës. Sipas tij, deri tani janë larguar mbi 700 mijë shqiptarë dhe kjo për Berishën vjen pasi Rama ka vrarë shpresën, duke mos lejuar votën e lirë.

“Në Britani, në media, parlament dhenë qeveri ka shqetësim serioze me fluksin e shqiptarëve që kalojnë kanalin për një jetë më të mirë, ku deri tani ka arritur në 12 mijë. Shkaku themelor i shpopullimit, dhe i largimit sipas Eurostat që nga 2014 dhe në 2022 i  mbi 700 mijë shqiptarëve  është  blerja masive e votës dhe përdorimit të bandave dhe krimit në fushata elektorale. Me zgjedhjet fiktive Edi Rama vrarë shpresën tek shqiptarët”, tha Berisha.