Përplasje “kokë më kokë” në afërsi të Thumanës, ka të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të Thumanës, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Paraprakisht mësohet se si pasojë e përplasjes ka edhe persona të lënduar, por nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet me dije se këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të aksidentit të ndodhur, rruga u bllokua për disa minuta duke krijuar një radhë të gjatë mjetesh të mbetur në trafik./albeu.com