Presidenti i Republikës, Bamir
Topi, ka dekretuar me medaljen e mirënjohjes përfaqësuesen e OPDAT në vendin tonë, Cynthia
Eldridge, konsulente pranë prukurorisë së Përgjithshme. Kreu i shtetit vlerësoi punën e çmuar në sistemin e drejtësisë të përfaqësueses së OPDAT-i në Shqipëri. Ndërkohë që i ka bërë thirrje politikës të reformojë legjislacionin në drejtësi.
"Është
koha për të bërë diferencën me njerëzit e pakualifikuar, të anshëm dhe pjesëmarrës në afera politikedhe gjyqtarëve dhe prokurorëve profesionistë. Kjo është detyrë e vështirë por e mundur por kjo betejë duhet të zhvillohet nga të gjithë institucionet", theksoi
Topi. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2012,
ora 15:29