Në
bisedimet e raundit të tetë në Bruksel, sipas koordinatorit Blerim
Shala, nuk ka pasur kurrsesi tensione por
tone të
civilizuara.
Koordinator politik në
bisedime në emisionin “Jeta në Kosovë” e ka thënë se mediat serbe e kanë dramatizuar këtë temë.
“Absolutisht në takimet ku kam qenë unë nuk ka pasur tension, por
tone të
civilizuara”, tha
Shala.
Shala po ashtu tha se
bisedimet janë transparente aq sa duhet të jenë për publikun dhe se nuk ka asgjë që po fshihet në to.
Në anën tjetër, ish-ministri Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, thotë se ka qenë gabim strategjik që mendohej se do të kishte marrëveshje në raundin e fundit.
Nënkryetari i Kuvendi të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, thotë se kredibiliteti i kësaj qeverie për të udhëhequr këto
bisedime është i dobët për shkak të aferave të saj të korrupsionit. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013,
ora 09:36