Super Muriqi, vjen nga stoli shënon dhe ndihmon Fenerbahcen në fitoren me përmbysje të rezultatit (VIDEO)

Ndeshja e parë pas rikthimit të futbollit nuk nisi mirë për Fenerbahcen, që mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur Tufan u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 12’.

Në minutën e 59’, mysafirët kaluan në epërsi, 0-1, me anë të Mensah.

Me rezultat jo të favorshëm, trajneri i Fenerbahces bëri lëvizje, duke inkuadruar në lojë Vedat Muriqin, i cili në minutën e 86’, shënoi nga penalltia, për 1:1.

Për fitoren e Fenerbahces u përkujdes Luiz Gustavo, duke realizuar në minutën e 88’, për 2:1.

Me këtë fitore Feneri numëron 43 pikë, dhe mbetet në garë për një vend që dërgon në garat evropiane.


Shtuar 12.06.2020 20:20