De Ligt shpreson te titulli: Qëndroj te Juve

E ardhmja në Juventus, por jo vetëm. Matthijs de Ligt në intervistën për portalin holandez “Rondo” fokusohet edhe te sezoni i Juventusit:

“Mendoj se në një moment ishim 14 pikë prapa liderëve, kështu që e hoqëm pak nga mendja Scudetton. Thamë se duhet të përqendrohemi. Për të shkuar në Ligën e Kampionëve dhe që atëherë ne kemi parë ndeshje pas ndeshje. Inter, Milan dhe Napoli kanë vazhduar të humbin pikë dhe tani jemi vetëm 7 pikë prapa. Një mrekulli duhet të ndodhë, por situata tashmë duket më e mirë se 13 ndeshje më parë”.

E ardhmja “Vura re se klubi po më jep gjithnjë e më shumë përgjegjësi. Tani që Chiellini dhe Bonucci lëndohen shpesh, ka edhe më shumë presion mbi supet e mia, gjë që më pëlqen”, tha De Ligt i cili projekton edhe të ardhmen e tij në fanellën bardhezi. E kuptoj që mund të marr një rol të rëndësishëm. Ne jemi ende duke garuar në tre fronte dhe po e shijoj shumë këtu. Kam vënë re se mësoj më shumë çdo javë dhe më pëlqen shumë. /albeu.com/


Shtuar 1.03.2022 11:33

Tags: